Joe Biden

Bota

Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik

15 Janar, 15:57| Përditesimi: 15 Janar, 16:03

  • Share

SHBA- Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, në një mesazh, pak para se të mbajë fjalimin e lamtumirës është shprehur se "shpirti i Amerikës" është ende në rrezik.

Në një letër drejtuar amerikanëve, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden flet me krenari për përmbushjen e detyrës së tij dhe bën thirrje për vigjilencë.

“Kandidova për president sepse besoja se shpirti i Amerikës ishte në rrezik. Se vetë identiteti ynë ishte në rrezik. Kjo është ende e vërtetë. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja. Ne vetëm duhet të kemi besim dhe të kujtojmë se kush jemi," shprehet Biden.

Biden i referohet indirekt presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, duke kujtuar se kur ai erdhi në pushtet në janar 2020, Shtetet e Bashkuara nuk po përballeshin vetëm me pandeminë dhe një krizë të rëndë ekonomike, por edhe me “sulmin më të keq ndaj demokracisë që nga Lufta e Pavarësisë”.

“Sot ekonomia jonë është më e forta në botë. Inflacioni vazhdon të ulet”, shkroi Biden pak ditë para se t’i dorëzojë presidencën Donald Trump.

Në fund Biden theksoi se t’i shërbente popullit amerikan ishte një nga privilegjet më të madha

“T’i shërbeja vendit ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Unë i dhashë jetën dhe shpirtin tim vendit tonë”, shtoi Biden.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?