Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp, nga ku dha detaje pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Gjenevë. Biden theksoi se nuk është kundër Rusisë, por është me Amerikën, duke shtuar se, po ashtu si Putin, është dakord për një dialog konstruktiv. Sipas Biden, një luftë e ftohtë nuk është në interesi e asnjërës palë dhe "Putin e di këtë". Ai theksoi mes të tjerash se ruajtja e paqes dhe sigurisë ka të bëjë me pozicionin që do të mbajë Rusia.
"Erdha këtu për të përcaktuar qartë përparësitë e vendit tonë dhe vlerat tona. Vendet duhet të marrin akte të përgjegjshme për sigurinë kombëtare. Jam dakord me Putin për dialogun konstruktiv, do gjejmë zgjidhje për SHBA dhe Rusinë. SHBA janë të angazhuara në ruajtjen e pavarësisë së Ukrainës. I thash Putin nuk jam kundër Rusisë ose dikujt tjetër, jam për popullin amerikan. Është biseduar sot në lidhje me Ukrainën, shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje. Nëse do kemi kërcënime kibernetike, ne do t'i përgjigjemi. Një luftë e ftohtë nuk është në interesin e asnjërës palë dhe Putin e di këtë. Arritëm të bisedojmë për shumë tema, u munduam të mos kemi keqkuptime. I thash Putin se ruajtja e paqes dhe sigurisë ka të bëjë me ju dhe pozicionin që mbani ju", tha Biden.
Lajmi kryesor:
Çtensionohen raportet SHBA-Rusi, rikthejnë ambasadorët! Biden: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë! Putin: Biden, burrë shteti, ndryshe nga Trump
//ReportTv.al