Biden ‘përmbys’ politikat e Trump, shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për ‘kartë të gjelbër’

25 Shkurt 2021, 08:26| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 16:05

  • Share

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ditën e djeshme anuloi një urdhër që paraardhësi i tij, Donald Trump kishte vënë në fuqi, duke bllokuar aplikantët e “kartës jeshile” për shkak të pandemisë me argumentin se po cënoheshin interesat e amerikanëve dhe po dëmtohej ekonomia vendase.

Por Joe Biden e shfuqizoi duke thënë se ky vendim po pengon familjet të bashkohen në SHBA si dhe po dëmton bizneset amerikane.

Biden shtoi se politika e mëparshme ka ndaluar emigrantët e kualifikuar të hyjnë në vend, duke sjellë si rezultat humbjen e shumë mundësive dhe ndërprerjen e ëndrrës amerikane.

Ky ndryshim i ri do të thotë që qindra mijëra të huaj të cilët do të prisnin deri në fund të marsit për një shans aplikimi për vizat e lakmuara, mund ta bëjnë këtë menjëherë.

Presidenti megjithëse rikthehu mundësinë për “kartën e gjelbër”, vendimin në lidhje me ndalimin e punëtorëve të huaj të përkohshme e mbajti në fuqi.

Curtis Morrison, një avokat imigracioni në Kaliforni, i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se Biden tani do të duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund të zgjasë me vite, tha ai.

Që nga momenti i marrjes së detyrës si presidenti i SHBA-së, Biden ka përmbysur disa nga politikat anti-emigrim të Trump, duke përfshirë atë të ashtuquajturën “ndalimin mysliman” dhe një politikë që ka detyruar azilkërkuesit të qëndrojnë në Meksikë derisa kërkesa e tyre për azil të aprovohet në SHBA.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?