Presidenti amerikan, Joe Biden, po planifikon të shpallë një paketë të rëndësishme ndihme ushtarake për Ukrainën të enjten që të përkojë me një vizitë në Uashington nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.
Zyrtari nuk detajoi se sa do të vlente paketa, apo çfarë do të përfshihej. Shtetet e Bashkuara janë tashmë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën. Sipas asaj që raportuan mediat e huaja, thuhet se SHBA ka shpenzuar më shumë se 60 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës, raporton News Sky.
Zelensky ndodhet në New York ku po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme që organizohet nga presidenca shqiptare.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para ndërhyrjes së Lavrov: Putin të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë
S.S/ReportTv.al