Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ishte Putin ai që e zgjodhi këtë luftë dhe se tani duhet të mbajë psojat.
"Putini është agresori. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat," tha Biden nga Shtëpinë e Bardhë.
Biden po vijon “goditjet” ndaj Rusisë duke vendosur një tjetër sanksion, kufizimin e aftësisë së Rusisë për të bërë biznes me dollarë.
"Ne do të kufizojmë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë", tha ai.
Sanksionet e SHBA ndaj Rusisë:
- Do të kufizojmë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen për të qenë pjesë e ekonomisë globale.
- Do të ndalojmë aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.
- Do të dëmtojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.
- SHBA sanksionon bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon Ukrainën, tronditet bota! Biden: Çdo aset rus 'ngrin', e nxjerrim nga ekonomia botërore! Kremlini: Garanci nga Kievi që s'do anëtarësohet në NATO! Protesta kundër Putinit edhe nga rusët
J.GJ./KT/ReportTv.al