Foto: Joe Biden
Presidenti Joe Biden ka reaguar pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, pasi kryengritësit morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask, presidenti në largim shprehet se kjo është një moment historik për Sirinë.
“Më në fund regjimi i Assadit ka rënë. Kjo është një moment historik për popullin sirian”, tha Joe Biden, duke specifikuar se pavarësisht raportimeve se diktatori ndodhet në Moskë, SHBA nuk është e sigurt.
Më tej Biden ka nënvizuar Assad duhet të sillet para drejtësisë dhe të ndëshkohet.
Lajmi kryesor:
Siri/ Bashar al-Assad largohet në Moskë dhe merr azil politik me familjen! Kryengritësit zotërojnë Damaskun! Biden: Mundësi historike! BE: Fundi i diktaturës
Xh.K/ReportTv.al