Joe Biden

Washington Post: Edhe Obama thotë se Biden duhet të vlerësojë tërheqjen! Media: Mund të ndodhë në fundjavë! Presioni rritet

18 Korrik, 17:59| Përditesimi: 18 Korrik, 22:35

  • Share

Presioni në rritje mund ta bindë Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë ndoshta që në fundjavë. Këtë e raporton media Axios, duke cituar disa demokratë të nivelit të lartë, sipas të cilëve presidenti "është dorëhequr privatisht ndaj presionit në rritje dhe sondazheve negative".

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, doli pozitiv me Covid dhe iu desh të ndërpresë fushatën e tij në Las Vegas, Nevada dhe të kthehet menjëherë në Delaëare , ku ndodhet rezidenca e tij private.

“Sot herët në mëngjes – deklaroi zëdhënësja, Karine Jean-Pierre – pas fjalimit të tij të parë në Las Vegas, Presidenti Biden rezultoi pozitiv me Covid”.

Diagnoza e Presidentit Biden përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president. Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të zotit Biden nga gara për presidenti iu shtua sot edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.

Washington Post shkruan se ish-presidenti Barack Obama u ka shprehur demokratëve privatisht shqetësimin në lidhje me rikandidimin e Presidentit Joe Biden.

Zëri i Amerikës shkruan se edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e ka paralajmëruar privatisht Biden, se demokratët rrezikojnë të mos e rimarrin kontrollin e kësaj dhome të Kongresit, nëse ai nuk largohet nga gara.

Sipas po të njëjtave burime, zonja Pelosi i kishte treguar gjithashtu zotit Biden të dhënat e një sondazhi që tregonte se ai me gjasë nuk mund të fitonte përballë republikanit Donald Trump.

Të mërkurën në mbrëmje, rrjeti televiziv ‘ABC News’ dha detaje të reja rreth takimit privat të zotit Biden gjatë fundjavës me udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer në shtëpinë e presidentit në Dellauer. Sipas njoftimit Schumer i kishte thënë presidentit se do të ishte "më mirë për Partinë Demokrate dhe në të mirë të vendit, nëse ai tërhiqej”.

Po të mërkurën, (17 korrik) ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i ish- kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara.

Ora 22:11
Washington Post, Obama: Biden duhet të rishqyrtojë seriozisht tërheqjen, rruga drejt fitores është ngushtuar

1719607625_obama.JPG

Foto: Barack Obama e Joe Biden

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka thënë aleatëve të tij ditët e fundit se Joe Biden duhet të "rishqyrtojë seriozisht kandidaturën e tij" për Shtëpinë e Bardhë, në funksion të zgjedhjeve të nëntorit, sepse "rruga drejt fitores është kufizuar ndjeshëm. "

Burime anonime i thanë këtë Washington Post, duke shtuar se Obama ka diskutuar privatisht "sfidat" për garën e rizgjedhjes së Biden me disa figura të shquara brenda Partisë Demokratike, duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë bisedave të referuara nga burimet, ish-presidenti tha se ishte i “shqetësuar” për rezultatet e sondazheve të fundit, si dhe frikën e shprehur nga financuesit e fushatës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?