David Kostelancik

Senati amerikan tejkaloi afatet e votimit, Biden ripropozon David Kostelancik për ambasador të SHBA-së në Shqipëri

12 Janar, 19:14| Përditesimi: 12 Janar, 22:44

  • Share

Vetëm pak ditë pasi u rrëzua në senatin amerikan, për shkak të tejkalimit të afateve, emri i diplomatit amerikan David Kostelancik është propozuar sërish për ambasador të SHBA-së në Shqipëri.

Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetra të emëruarve të tjerë.

Në bazë të një klauzole të rregullave të senatit thuhet se “emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ”, i kthehen Presidentit. 

Siç e parashikon edhe procedura presidenti Biden ka dërguar sërish të njëjtin emër, atë të diplomatit Kostelancik. Tashmë pritet që kandidatura e tij të kalojë, ndërkohë që është e paqartë nëse do të rithirret për t’u marrë në pyetje.

Aktualisht selia diplomatike e SHBA në Shqipëri po drejtohet nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Yuri Kim në korrik të këtij viti.

Kostelancik njihet si diplomat me një karrierë 30-vjeçare, ndërsa në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Ai ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari.  

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 12/01/2024 20:03

    Departamenti USA-s ka vendosmerine per te nxjerre para gjyqit tere establishmentin e korruptuar te klases politike shqiptare 33-vjeçare per ndeshkuar krimin e korrupsionin shteteror,te bej drejtesi dhe te siguroj prosperitetin shqiptareve ne atdgeun e tyre.

    Përgjigju
    • Fakti: 13/01/2024 10:13

      Dalja para gjyqit eshte dicka dhe denimi eshte dicka tjeter.Nese denimet jane qesharake me 3-4 vjet burg per njerez qe kane bere milioma euro kjo eshte nje tallje e madhe per te gjithe Shqiptaret. Njerez qe kane vjedhur parate e shqiptareve kane bere korrupsiom,kane mbeshtetur mafian duhet te pakten te denohen 10 vjet.Atehere do ta quajme drejtesi. Ligj special antikorrupsion per kete kemi nevoje, denime te renda.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?