Presidenti amerikan Joe Biden ka ironizuar bisedat e fundit me presidentin rus dhe ka thënë se ShBA do ta mbrojnë fuqishëm NATO-n.
Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë " çdo pëllëmbë të NATO-s", tha presidenti amerikan Joe Biden në Varshavë përpara se të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.
Të ashtuquajturat B9 janë "vijat e para" për mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe "për lirinë e demokracive në Evropë dhe në botë" sipas Biden. Duke folur për presidentin rus Vladimir Putin , Biden tha se "në një nga bisedat e fundit që pata me mikun tonë në Rusi i thashë atij 'vazhdoni të kërkoni finlandizimin e NATO-s, do të merrni NATOizimin e Finlandës'".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione
F.D/ReportTv.al