Bota

Biden shpalos planin prej 2 trilionë dollarësh mbi infrastrukturën dhe punësimin

1 Prill 2021, 09:56| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:18

  • Share

Në një përpjekje për të forcuar ekonominë e vendit presidenti i SHBA Joe Biden, ka prezantuar planin për 2 trilionë dollarë për të gjallëruar infrastrukturën e shkatërruar dhe ndryshimet klimaterike.

"Infrastruktura jonë po shkatërrohet. Do të krijojmë ekonominë më të fortë, më elastike dhe më novatore në botë", tha Presidenti Biden lidhur me planin e tij.

Plani ka për qëllim t'i vendosë Shtetet e Bashkuara në pozita të forta përballë konkurrencës së Kinës, për të cilën zoti Biden tha se së bashku me vendet e tjera "po zhvillojnë një konkurrencë agresive".

Plani i Biden parashikon që brenda një harku kohor prej tetë vitesh, të riparohen 32,000 kilometra rrugë, 10 ura të një rëndësie kritike dhe 10,000 të vogla. Në planin e Biden parashikohet heqja e tubacioneve të rrezikshme me përmbajtje plumbi në sistemet e ujit, përmirësimin e rrjetit elektrik të vendit, sigurimi i qasjes në internet me shpejtësi të lartë.

“Jam i bindur që nëse veprojmë tani, pas 50 vitesh njerëzit do të shohin pas e të thonëKy ishte momenti që Amerika fitoi të ardhmen", tha Biden.

Plani vjen menjëherë pasi miratimit nga Kongresi të paketës së ndihmës prej 1,9 trilionë dollarësh për lehtësimin e pasojave të koronavirusit.

Plani I fundit i Biden njëjtë si ajo e paketës lehtësuese kundër ndikimeve të COVID-19 është kundërshtuar nga ligjvënësit republikanët të cilët theksojnë se ky vendim do të dëmtonte punëtorët amerikanë, do të ngadalësonte rritjen ekonomike të vendit dhe do t'i bënte kompanitë amerikane më pak konkurruese në tregun botëror.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?