Joe Biden

Biden telefonon liderët evropianë, përmendet edhe Ballkani Perëndimor

11 Nëntor 2020, 09:16| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 09:19

  • Share

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zhvilluar disa telefonata me shumë udhëheqës evropianë.

Ai gjatë ditës foli me atë të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për rreth 20-25 minuta, i cili edhe uroi për fitoren në zgjedhje.

“Unë pres që të forcojmë partneritetin midis vendeve tona dhe të punojmë me të në lidhje me përparësitë tona të përbashkëta, nga lufta kundër ndryshimit të klimës në promovimin e demokracisë dhe rindërtimin pas pandemisë”, shtoi Johnson.

Gjatë bisedës me Johnson është përmendur edhe Ballkani Perëndimor, çka rikonfirmohet se në agjendën e presidentit të ri amerikan do të jetë edhe rajoni ynë.

Urata dhe zotime për një bashkëpunim të mirë mori edhe nga të tjerët.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai ishte i gatshëm të punonte së bashku me SHBA për çështje përfshirë ndryshimin e klimës, shëndetin dhe luftën kundër terrorizmit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm në të ardhmen midis të dy palëve

Kryeministri irlandez Micheál Martin shkroi në Twtter se Biden “nënvizoi angazhimin e tij për Marrëveshjen e “Good Friday”.

Biden të hënën kishte folur me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, e cila ishte edhe thirrja e parë telefonike me një udhëheqës të një vendi të huaj.

Ata diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë ndryshimin e klimës dhe aleancën ushtarake të NATO-s.

Në historinë e re të SHBA-së, presidentët kishin bërë Kanadanë destinacionin e parë vizitës së tyre në një vend të huaj. Këtë traditë nuk e ndoqi Trump.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?