Biden telefonon presidentin e Ukrainës: Na keni në krah! Mbështetje ushtarake nëse ju sulmon Rusia

3 Janar 2022, 11:30| Përditesimi: 3 Janar 2022, 12:32

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtojnë mbështetje ushtarake Ukrainës nëse pushtohet nga Rusia. Deklaratën e ka bërë kreu i Shtëpisë së Bardhë Xho Bajden, gjatë një telefonate me homologun ukrainas, Zelenski. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden I ka konfirmuar sërish Ukrainës Ukrainës mbështetjen amerikane përballë kërcënimeve  për pushtim nga Rusia.

Biden i ka thënë presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate “do të përgjigjen me vendosmëri” nëse Rusia sulmon ish-republikën sovjetike.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se gjatë një bisede telefonike dy liderët kanë vlerësuar përpjekjet diplomatike, duke nisur nga dialogu strategjik për stabilitet, Këshilli NATO-Rusi, si dhe dialogut përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”.

Të dhënat e inteligjencës amerikane tregojnë se Rusia ka bërë përgatitje për pushtim potencial në fillim të vitit 2022, dhe autoritetet në Kiev janë të shqetësuara se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në javët në vijim.

Biseda telefonike mes Bidenit dhe Zelenskyit vjen pas asaj mes Bidenit dhe Putinit më 30 dhjetor, në të cilën Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, nëse e pushton Ukrainën.

Ndërkohë që lideri i Kremlinit, ka thënë se sanksionet kundër Moskës do të përbënin 'gabim kolosal'.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?