Bota

Biden, thirrje për vaksinim të detyruar të qytetarëve

24 Gusht 2021, 10:02| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 10:04

  • Share

Në një kohë që vendi po përballen me një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kërkoi nga sektori privat dhe drejtuesit federalë që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Biden i bëri komentet pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Nëse jeni udhëheqës biznesi, udhëheqës jofitimprurës, udhëheqës shtetëror ose lokal, që keni pritur miratimin e plotë të FDA-së për të kërkuar vaksinimin, unë ju bëj thirrje që ta bëni këtë tani”, tha Biden.

Menjëherë pas njoftimit të FDA-së të hënën, Pentagoni tha se është duke u përgatitur për përfshirjen e vaksinës në listën e injeksioneve të detyrueshme për personelin ushtarak amerikan.

Edhe ditën e djeshme Nju Jorkut tha se do të kërkojë nga mësuesit dhe stafi i shkollave publike të vaksinohen kundër koronavirusit. Më parë, bashkia ishte shprehur se mësuesit apo edhe punonjësit lokalë do të duhet të vaksinoheshin ose të testoheshin një herë në javë. Por ky ligji i ri është shembulli i parë i ‘vaksinimit të detyruar’ pa-zgjedhje që i mandatohet një grupi të gjerë njerëzish apo punonjësish në një qytet amerikan.

Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent që në muajin dhjetor dhe që atëherë, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA kanë marrë këtë vaksinë.  Ndërkohë që në vend po përdoren edhe vaksinat e Moderna dhe Johnson&Johnson.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?