Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan Joe Biden nuk i la pas “gafat”.
Në takimin me mbretin Charles, ai u fokusua në një bisedë me një nga rojet, teksa u shfaq mjaft ngurrues për të përfunduar bisedën që kishte me të, edhe pse mbreti po e priste.
Madje në një moment dukej se ishte i zemëruar me punonjësin e monarkisë për këtë incident.
Biden thuajse theu protokollin duke i vënë dorën mbi kurrizin monarkut britanik, që më pas të vijonin drejt përfundimit të takimit që zgjati disa minuta.