Presidenti amerikan Joe Biden tha se vdekja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është një "masë drejtësie për viktimat e shumta", duke përfshirë këtu edhe amerikanët.
“Hassan Nasrallah dhe grupi terrorist që ai udhëhoqi, Hezbollahu, ishin përgjegjës për vrasjen e qindra amerikanëve gjatë një sundimi katër dekadash terrori.
Vdekja e tij pas një sulmi ajror izraelit është një masë drejtësie për viktimat e shumta , duke përfshirë mijëra amerikanë, izraelitë dhe civilët libanezë”, ka thënë, Joe Biden me anë të një deklarate.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Netanyahu: I kemi larë hesapet! Izraeli bombardime në reja Bejrut
Xh.K/ReportTv.al