SHKODËR- Një 65-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Policia njofton se rreth orës 11:55, teksa po peshkonte në bregun e lumit Buna, 65-vjeçari H.S, banues në Mitrovicë, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Prej 3 orësh, policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me palumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Komento