TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur moskompetencë për akuzat ndaj ish- deputetit Arben Ndoka.
Report Tv mëson se Ndokës i është hequr akuza "si pjesë e grupit kriminal", duke mbetur vetëm ajo për "falsifikim dokumentesh".
Gjithashtu, Ndoka ka kërkuar dhe heqjen e arrestit të shtëpisë ku çështja do të gjykohet në Gjykatën e Lezhës.
Për cilën çështje bëhet fjalë? Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, është marrë i pandehur dhe çështja kundër tij i është përcjellë gjykatës për shqyrtim gjyqësor. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka,u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave