Foto ilustruese

Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja, kap vlerën më të ulët prej qershorit, ja me sa po shitet

13 Dhjetor 2023, 16:42| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 16:46

  • Share

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët që prej qershorit të këtij viti.

Sot një fuçi naftë po tregtohet me 72-73 dollarë, ndërkohë që ka rënë me afërsisht 7 dollar që prej fillimit të këtij muaji. Ndërsa në raport me vitin e kaluar çmimi i naftës në bursë është rreth 10 dollarë më lirë. 

Edhe tregu vendas ka reflektuar në shifra të vogla uljen e çmimit në bursë, pasi nga 199 lekë që ishte javën e kaluar një litër naftë, ka zbritur në mesatarisht 193-195 lekë litri.

Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • veri: 02/01/2024 20:24

    po te ne pse nuk bie cmimi i naftes????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?