Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë

17 Gusht 2022, 16:37| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 16:41

  • Share

Në tezgat e tregut të fruta-perimeve në Fier, shikon më së shumti tregtarë.  Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Edhe ata pak, që shfrytëzojnë mëngjesin për të marrë ushqimet e freskëta, ankohen për çmimet e larta, e më të shqetësuarit janë pensionistët.

“Është ngritur prapë speci. Por problemi është leku se nuk kanë lek njerëzit. Mirë ndonjëri që ka fëmijë jashtë shteti. Edhe se dimë a do rrimë apo jo. Nuk ka blerës. Kanë ikur të gjithë’, thotë një qytetare.

“Çmimet janë të mira, por fuqia blerëse ka rënë jashtë mase. Nuk ka lekë. Leku është pakësuar. Çdo ditë njerëzit shohin si të ikin jashtë. Me të keq. Shumë me të keq. Pensioni është 100 mijë lekë. Çfarë do të bëje me 100 mijë lekë?”, shprehet një tjetër.

Kjo situatë ka bërë që shumë tregtarë të heqin dorë nga puna.

 “Aman mos na ngrij tensionin. Shumë të larta. Më mirë të vdesim se sa të rrojmë. Shyqyr që na ka bërë barku fëmijë e na mbajnë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte kështu”, tha një pensioniste”.

“Çmimet janë të kripura. Jemi të detyruar të rrimë se nuk kemi çfarë të bëjmë. Ju biem në qafë fëmijëve se unë jam pa punë”

Jo vetëm frutat e perimet, por çmimet e larta kanë prekur edhe bulmetrat si dhe të gjitha mallrat e konsumit.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 18/08/2022 13:46

    Paska shpetuar ky lajm neper censuren ramiste. Fotografi e te vertetes shqiptare qe tregon sesi tregetari nuk shet dot, sepse bleresi nuk ka para ne dore! Madje eshte larguar. Jo per turizem sic pellasin Ramistet, po per buken e gojes. Kane te paguajne vetem kush ka njerez jashte qe u sjell ndonje reminitance. Mafia e kuqe e neokomit Rama jo vetem qe vjedh taksat dhe te ardhurat, grabit pronen private dhe shperdoron ate publike, por keto i kryen me aktivitet te organizuar kriminal dhebpastrimi parash. Per me teper, vjedh edhe imigrantet te cilet detyrohen te financojne buken e te afermve te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?