Bie fuqia blerëse, tregje të boshatisura për festat e fundvitit në Korçë, Berat dhe Gjirokastër (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 13:16| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 14:10

  • Share

Fuqia blerëse në tregun e Korçës ka pësuar rënie të ndjeshme. Edhe pse jemi në prag të natës festive, ndryshe nga vitet e kaluara, çmimet nuk kanë pësuar rritje, por sërish tregu është thuajse i boshatisur.

“Fuqia blerës është shumë e ulët. Ka ndikuar gjendja ekonomike dhe pandemia bëri punën e vet”, tha një tregtar në Korçë.

“Rritje nuk ka. Mandarina lirë. Shumë gjëra janë të lira. Në krahasim me një vit më parë janë më mirë”, u shpreh një tjetër.

“Çmimet nuk kanë lëvizur sepse duket dhe gjendja ekonomike që po kalon jo vetëm vendi jonë, por dhe globi”, tregoi një tjetër.

E njëjta situatë paraqitet dhe në tregjet e Beratit. Tregtarët shprehen se çmimet kanë rënë ndjeshëm, sidomos gjeli i detit, por blerësit mbeten të paktë.

“Sivjet dhe 4 mijë nuk po ecën gjeli i detit”, tha një tregtar në Berat.

“Nuk ka lekë më. Populli është shumë i varfër. Gjeli i detit ka rënë përtokë fare. 4 mijë deri në 4 e gjysmë është kilja”, u shpreh një tjetër.

Ndryshe nga Korça e Berati, në Gjirokastër çmimet kanë pësuar rritje në prag të festave. Qytetarët thonë se po përballen me rritje abuzive për produktet e mishit.

“Nuk e përballojmë dot. Nuk janë rritur kushedi çmimet, por kaq është gjendja”, tha një qytetare nga Gjirokastra.

“E përballojmë me të keqe dhe bleva 5 kg mish. Boll e kemi se dy veta jemi”, tregoi një tjetër.

“Tani ne kemi blerë se pa ngrënë nuk do të rrimë, por çmimet janë një çik të larta”, përfundoi një Gjirokastrit.

Në qytetin e Gjirokastrës një kg mish qengji apo keci shitet me 850 lek, ndërsa çmimi i mishit të viçit ka shkuar në 900 lek.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 30/12/2020 16:18

    Esht vetem fillimi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?