Sociale

Bie klasikja burrë-grua? Psikologia për gjininë gjithëpërfshirëse: Shoqëria duhet përgatitur që ta pranojë gradualisht (VIDEO)

22 Shtator, 09:17| Përditesimi: 22 Shtator, 11:56

  • Share

Deri më tani përcaktimi gjinor në Shqipëri njeh vetëm burrin dhe gruan. Por projektligji për “Barazinë Gjinore”, i dorëzuar në parlament, ka ndryshuar nga drafti fillestar. Ai sjell përkufizim të ri, ku termi gjini sipas tekstit, ka kuptim gjithëpërfshirës, duke parashikuar, në këtë mënyrë identitete të tjera, përtej atyre klasik, burrë-grua.

Në lidhje me këtë çështje e ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ ishte psikologia Eriona Hoxha, ku ndër të tjera tha se kjo gjë do të jetë e vështirë për tu pranuar nga shoqëria.

“Ne jemi gjatë gjithë kohës duke diskutuar për këtë gjë. Në vija të gjëra ka shumë vështirësi të mëdha. Familja tek ne konceptohet burrë grua dhe fëmijë - ku babai është kryefamiljari, më pas vjen nëna dhe fëmijët. Për këtë projektligj shoqëria duhet përgatitur që ta pranojë gradualisht. Psh ne në shkolla kemi vështirësi të pranojmë, fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Eriona Hoxha për Report Tv.

Më tej ajo theksoi nëse nuk pranohet kjo gjë do të jetë shumë e vështirë të zbatohet si ligj.

Një temë tjetër që psikologia përmendi ishte fëmijët dhe rrjetet sociale.

“Sot ne kemi famlije të shëndetshme, por prindërit duhet të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. Po na shtohen fëmijët që kanë vështirësi në të folur, janë hiperktivë apo vëshirësi në të nxënë. Ata shkojnë në shkollë por përdorin chatin për zgjidhjen  e detyrave”, përfundoi ajo.

Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron.

Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • zani: 22/09/2025 09:54

    Dhe në vëndet e zhvilluara shoqëria këta ndyrësira i përbuz...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?