Sociale

Bie klasikja burrë-grua?! Projektligji i ri flet për gjini ‘gjithëpërfshirëse’, hapet rruga për të deklaruar identitetin që dëshiron (Por sa?!)

15 Shtator, 15:20| Përditesimi: 15 Shtator, 15:40

  • Share

Deri më tani përcaktimi gjinor në Shqipëri njeh vetëm burrin dhe gruan. Por projektligji për “Barazinë Gjinore”, i dorëzuar në parlament, ka ndryshuar nga drafti fillestar. Ai sjell përkufizim të ri, ku termi gjini sipas tekstit, ka kuptim gjithëpërfshirës, duke parashikuar, në këtë mënyrë identitete të tjera, përtej atyre klasik, burrë-grua.

Fillimisht, kur projektligji për barazinë gjinore u hodh për konsultim publik në mars, Neni 4, ishte fare i qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem.

Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej “përtej konceptit binar burrë-grua”, duke përfshirë identitete të tjera gjinore.

Kjo kërkesë u pranua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dhe në draftin final, formulimi ndryshoi: “Gjini”, sipas këtij ligji, ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.”

Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron.

Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit.

Nga ana tjetër, projektligji i ri për barazinë gjinore  parashikon përfaqësim të detyrueshëm të gjinisë nga 30% deri në 50% në pozitat drejtuese, dhe jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat.

Në tekstin e tij thuhet se objekti i zbatimit të tij do të jenë të gjitha institucionet vendimmarrëse të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe në administratën publike qendrore dhe vendore.

Por, pyetja që po ngre debatin më të madh është: si do të zbatohet kjo kuotë kur numri i gjinive nuk do të ishte më, vetëm dy?

Me dy gjini burra dhe gra, kuotat janë të qarta: nga një minimum prej 30% gra dhe pjesa tjetër burra, ose 50% me 50%. Por nëse njihen më shumë se dy gjini, matematika nuk del: nëse katër gjini duhet të kenë secila të paktën 30% përfaqësim, totali do të arrinte në 120%- diçka e pamundur.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tefik: 15/09/2025 16:21

    Cdo gje po dh*tet nga politikanet.Tani sipas ketij ligji do te martohen mashkull me mashkull sepse njeri do e deklaroje vehten femer Po keshtu dhe per lesbiket.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 15/09/2025 16:13

    T U R P !!! PRAKTIKE DJALLEZORE!!!

    Përgjigju
  • Shkoder: 15/09/2025 15:50

    U bera 60 vjec dhe gjithmone e kam dite ca eshte Nana e Baba qe ka djale e vajze por tani per politike paskemi prindi 1 e prindi 2 a shume gjini. Se di por kjo eshte mos me e lene njerzimin me ece para. Tash qe mendoj fiset Maja keshtu do jene shuar prej politikave bethqira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?