Bie koncesioni, Kontrollin Teknik të Mjeteve e merr shteti/ Në vitin 2021, mbikëqyrja e kolaudimit bëhet me Partneritet Publik Privat

1 Dhjetor 2020, 18:40| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 18:51

  • Share

Një ditë më parë burime pranë Ministria e Infrastrukturës konfirmuan për Report TV se kolaudimi i automjeteve, që për 11 vjet ishte me koncension, do t’i kalojë shtetit, konkretisht, DPSHTRR-së. Kontrata e koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve përfundon më 31 dhjetor të këtij viti. Por pikëpyetja më e madhe e ngritur pas një vendimi të tillë është nëse do të ketë përsëri koncesion për kontrollin e mjeteve?

Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka dalë në një vendim zyrtar për këtë shërbim, por në fund të vitit 2019 krahas shtyrjes së afatit të koncesionit aktual me 16 muaj, u miratua edhe një vendim që i hapte rrugën liberalizimit të tregut.

NË PLAN Vendimi numër 880, datë 24.12.2019 për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin “për miratimin e rregullores për zbatimin e kodit rrugor të republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Konkretisht në vendim thuhej se ky shërbim do të ofrohej edhe nga qendra të tjera dhe jo vetëm nga një kompani, ndërsa në nenin 234 pika 8 saktësohej fakti se kushtet që duhet të plotësonin kompanitë do të përcaktoheshin me vendim të ministrit përgjegjës që në këtë rast është ministrja Belinda Balluku.

“Qendrat e kontrollit teknik të reja, që të licencohen nga ministri që mbulon veprimtarinë përkatëse, duhet të ndërtohen mbi bazën e kombinimit të kritereve gjeografike (qasja e baraslarguar e njësive administrative) dhe demografike (numri i mjeteve për njësi administrative)”, thuhet në vendim.

Por duke qenë se tashmë sipas burimeve DPSHTRR ka nisur marrjen në dorëzim të gjitha inventarëve, të ambienteve dhe pajisjeve me porosi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ende nuk është e qartë se si do të bëhet liberalizimi i kontrollit teknik të mjeteve dhe se a do të ketë një koncesion të ri për këtë shërbim përmes partneritetit publik-privat (PPP).

Por teksa për shërbimin e kolaudimit ka pikëpyetje nëse do të jetë plotësisht apo jo në dorë të shtetit, një tjetër koncesion është zyrtarizuar. Bëhet fjalë për koncesionin e mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore. Koncesioni parashikohet në relacionin e buxhetit të vitit 2021 dhe do të kushtojë 20.2 miliardë lekë.

Kompania private që do të mbikëqyrë qendrat do të ketë kompetenca të verifikojnë trajnimin dhe provimet e inspektorëve, të auditojnë, monitorojnë dhe vlerësojnë vlefshmërinë e rezultateve të kontrolleve teknike. Ndër të tjera shërbimi i mbikëqyrjes që përsëri do të jetë monopol ka të drejtën të propozojnë pezullimin e licencave të qendrave kontrolluese apo të certifikatave të inspektorëve.

Burime nga DPSHTRR thonë se kalimi i kontrollit nën kompetencën e tyre do të ulë kostot për qytetarët, por nuk dihet se sa do të rëndojë kostoja e mbikëqyrjes në faturën që do të paguajë çdo drejtues mjeti për kolaudimin e makinës.

Kontrata koncesionare me SGS Automotiv Albania zyrtarisht përfundonte në 3 shtator të vitit 2019, por Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të zgjasë afatin e koncesionit deri në dhjetor të këtij viti.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 02/12/2020 19:26

    Nuk eshte koncesion, po eshte PPP QR Hajde titull hajde Bagti fare 2 dele 300 pare

    Përgjigju
  • dy here taksa: 01/12/2020 19:52

    nje here do paguhet tarifa e koalidimit dhe se dyti tarifa e mbiqeqyrjes se koalidimit

    Përgjigju
  • Vlore: 01/12/2020 19:11

    Po ferkon duart Luli se ky do jete koncensioni rradhes nqs fiton.ose marrveshja e rradhes nqs humbet

    Përgjigju
  • redi: 01/12/2020 19:01

    Vetem PPP do jene shkaku i largimit te Rames nga pushteti.Keshillat e ndyra per PPP e kane larguar PS nga modelet ekonomike socialdemokrate.PPP jane kanceri i ekonomise shqiptare dhe humbje e milionave ne arken e shtetit.Ne djall bashke me PPP dhe mos ju pafshim bojen ,se e rropet kete popull fukara.

    Përgjigju
    • xXx: 02/12/2020 13:31

      D.m.th. hiqja Lenkës dhe futja Prengës...Ja hoqi një oligarku dhe ja dha një tjetri...PPP-të janë fillimi i fundit të Ramës...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?