Bie ligji kundër KÇK-së në drejtësi, skadon afati për rrëzimin e dekretit të Metës

17 Prill 2020, 15:31| Përditesimi: 17 Prill 2020, 16:18

  • Share

Bie përfundimisht ligji për goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK (kap çfarë të kapësh) në drejtësi. Dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili hodhi poshtë ndryshimet e Kuvendit në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të goditur magjistratët KÇK, nuk mund të rrëzohet më nga Parlamenti, për shkak të mbarimit të afatit të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit.

Shumica parlamentare kishte 4 javë kohë për të miratuar apo rrëzuar dekretin e Metës për kthimin e ligjit. Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për statusin e magjistratëve në datën 12 shkurt 2020. Ligji u depozitua në Presidencë për dekretim në datën 14 shkurt. Presidenti Meta, në datën 2 mars, vendosi rrëzimin e ligjit, me pretendimin se ligji bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në 3 mars, Presidenca ia përcjellë dekretin për rrëzimin e ligjit Kuvendit. Ndërkaq, pika 4 e nenit 86 të Rregullores së Kuvendit parashikon që “komisioni përgjegjës përgatit raportin për seancën plenare me propozimin për pranimin ose rrëzimin e dekretit të Presidentit brenda 4 javëve nga data e depozitimit të tij në Kuvend”. Ky afat ka skaduar. Shumica parlamentare nuk e shqyrtoi dekretin, pas një vendimi për të pritur një opinion të Komisionit të Venecias, për këtë ligj, sidomos për çështjen e betimit të gjyqtarëve të nivelit të lartë. Venecia e vonoi opinionin për shkak të pandemisë së Covid-19.

Më parë, Rregullorja e Kuvendit nuk ka pasur afat për shqyrtimin e dekretit të Presidentit nga Kuvendi. Por, ku ishte në pushtet ish-kryeministri Sali Berisha, krijoi një precedent, duke lënë pa shqyrtuar dekretet që nuk i pëlqenin të ish-presidentit Bamir Topi. Në këto kushte, socialistët vendosën një afat për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit, duke e detyruar Kuvendin që të vepronte brenda 4 javësh. Ndërkaq, ligji i rënë parashikonte pezullimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve abuzivë brenda 6 ditëve si dhe i hiqte Presidentit nga duart ceremoninë e betimit të gjyqtarëve, si mjet bllokimi.

Data  e depozitimit te dekretit Metes 


 

Afati  i shqyrtimi dekretit sipas rregullores

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 17/04/2020 17:14

    A mbron kuvendi ligjet qe luftojne korrupsionin 30vjecar ne drejtesi ?

    Përgjigju
  • Dowja: 17/04/2020 16:09

    Normal vetem ligjet dem popullit miratojne pervete asnje llogjike

    Përgjigju
  • Faisbe: 17/04/2020 16:03

    Lojra te felliqura: E ka kush e ka/veç popullit kurrkush s'e ha! Dridhe Like,hidhe Edi! Mbaje Lyli,Haje Beni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?