Bie ndjeshëm konsumi i kafesë e karburanteve, në rritje importi i cigareve

17 Prill 2023, 09:28| Përditesimi: 17 Prill 2023, 17:40

  • Share

Importet e karburantit dhe kafesë në dy muajt e parë të vitit 2023, kanë pësuar rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Por ndryshe ka ndodhur me birrën dhe cigaret, që sipas raporti të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë po konsumohen gjithnjë e më shumë.

Siç edhe shihet nga tabela, për periudhën janar-shkurt të këtij viti u importuan 82 mijë ton karburante, me një rënie prej 6.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe importi i kafesë po shënon ulje. Për dy mujorin e parë të vitit, u importuan në vendin tonë rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por në ndryshim nga kafeja dhe karburanti, importi i Birrës dhe cigares është rritur. Rritja e akcizës për birrë, në ndryshimin e ligjit për taksat vjetore, ka nxitur rritjen e importit të birrës, duke e zëvendësuar me atë vendase.

Importet e birrës arritën në mbi 5 milionë litra, me zgjerim prej 56% me bazë vjetore. Në rritje janë dhe importet e cigares, që u zgjeruan me 26% për dy mujorin, në 544 ton. Kulmin importi i duhanit e pati në janar, ndërsa në shkurt blerjet e duhanit nga importuesit ishte pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Viti i ri kalendarik ka shënuar dhe ulje të konsumit në tërësi. 

Rënia e konsumit në vend ka prekur të ardhurat që mblidhen nga tatimi mbi vlerën e shtuar, që është një taksë direkte mbi konsumin dhe paguhet në çdo blerje nga konsumatorët. Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën në 13.5 miliardë lekë, me rënie prej 6.7% me bazë vjetore. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 17/04/2023 13:43

    Nuk dalim neper kafe prej Luizit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?