Emigrantët shqiptarë mbajnë një gomone për të kaluar drejt Anglisë

Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin për të shkuar drejt Britanisë së Madhe

15 Janar 2023, 22:21| Përditesimi: 15 Janar 2023, 22:33

  • Share

Numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht me varka të vogla në Britaninë e Madhe ka rënë me gati gjysmën e emigrantëve. Mediat britanike shkruajnë se rënia e numrit që kapërcen Kanalin Anglez që nga fundi i vitit të kaluar ka ardhur pasi kryeministri britanik Rishi Sunak premtoi se do të kthejë me shpejtësi "mijëra" shqiptarë në vendin e tyre.

Mbytja e katër emigrantëve muajin e kaluar mësohet se ka shkaktuar më pak kalime, si dhe përkeqësimin e motit duke e bërë më të vështirë udhëtimin.

"Ne kemi parë një rënie të dukshme të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla në muajt e fundit. Nuk dihet se përse, por do e shohim veçanërisht ndërsa kalojmë në vitin e ri dhe pranverën,"- tha një burim qeveritar për The Sunday Times.

Në 12 muajt deri në shtator 2022, 85 për qind e 11,000 shqiptarëve që mbërritën me varka të vogla paraqitën kërkesa për azil. Më shumë se 50 për qind e kërkesave të bëra nga shqiptarët u pranuan. Por Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë ka deklaruar se disa emigrantë shqiptarë pretendojnë në mënyrë të rreme se janë viktima të trafikimit.

Sunak po planifikon të prezantojë legjislacionin për ta bërë më të lehtë deportimin e emigrantëve shqiptarë me fluturime.

Një rekord prej 11,000 shqiptarësh mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla pasi kaluan ilegalisht Kanalin vitin e kaluar, krahasuar me 815 në të gjithë vitin 2021. Gjatë 4 muajve nga maji, shqiptarët përbënin 42 për qind të kalimeve, sipas të dhënave zyrtare, por kjo arriti kulmin në 60 për qind, verën e shkuar. Por tani përqindja ka rënë në nën 10 për qind.

Dr Andi Hoxhaj, lektor i drejtësisë në University College London, i specializuar në migrimin nga Ballkani, tha se shumica e të ardhurve ishin emigrantë ekonomikë.

“Në disa raste, ajo që mund të fitosh brenda një dite këtu – të themi 200 £ në një kantier ndërtimi – është shuma që dikush mund të fitojë në një muaj në Shqipëri,”- tha ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/01/2023 00:31

    E megjithate ato 200 sterlina qe mund te fitojne me pune te ndereshme nuk na hyjne ne sy e sidomos puna ne kantier ndertimi!! Jooo,ne duam te fitojme 16.000 euro ne 9 dite si ai shqipoja qe u arrestua sot ne France,duke dredhur zinxhirin gjithe diten! Keshtu mendojne cunat e Londres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?