Foto ilustruese

Bota

Bie në det një avion privat në Greqi, dyshohet se kishte të paktën 2 persona në bord

13 Shtator 2021, 20:28| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 21:04

  • Share

Një avion i vogël privat ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën detare pranë Samos në Greqi. Sipas mediave greke, avioni vinte nga Izraeli, ndërsa mendohet se në bord kanë qenë 2 persona.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar momentalisht, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë nga personat që ishin  në bordin e avionit.

Piloti kishte njoftuar zbritjen në aeroportin e Samosit, ndërsa rënia e avionit ndodhi pak milje para uljes në pistë. Paraprakisht dyshohet se shkak për rrëzimin e avionit mund të kenë qenë problemet teknike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?