Makina bie 40 m thellësi në HEC-in e Banjës, një i vdekur, dyshohet se ka të tjerë (VIDEO)

18 Maj 2020, 13:44| Përditesimi: 18 Maj 2020, 15:47

  • Share

Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit duke përfunduar në liqenin e Banjës në Gramsh. Deri tani konfirmohet një i vdekur, pasi trupi ka dalë në sipërfaqe të ujit. Viktima është Gazment Hasani 57 vjeç. Në makinë dyshohet se kanë qenë disa persona.

Paraprakisht raportohet se makina kishte ndaluar në një xhep të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen. Njoftimin e policisë e kanë bërë kalimtarë të rastit në fshatin Shushicë.
1589803077_aksidentigramsh.jpg

Pamjet nga vendi i ngjarjes, trupi i viktimës

Ora 14:34
Pamje të tjera nga aksidenti në Gramsh, ja vendi ku përfundoi makina 40 metra në liqen

Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes ku ra makina në liqen 40 metra në thellësi. Deri tani u nxor një person i vdekur, ndërsa dyshohet se ka të tjerë brenda.

Ora 14:29
Momenti i nxjerr së trupit të viktimës nga aksidenti në Gramsh

1589804961_gramsh.jpg
Report Tv sjell pamje të tjera nga aksidenti në Gramsh të momentit të nxjerrjes së trupit të viktimës nga forcat e zjarrfikëses. Kanë mbërritur polumbarët nga Tirana.

Ora 14:03
Aksidenti, kreu i zjarrfikëses për Report Tv: Presim polumbarët për të mësuar sa veta ishin në makinë

Kreu i zjarrfikëses në Gramsh Ilir Llapushi i pyetur nga Report Tv u shpreh se ende nuk dihet sa persona kanë qenë brenda në makinë, ndërsa pritet ardhja e polumbarëve nga Tirana për të nxjerrë makinën.

Ora 13:59
Makina 40 metra në liqen! Pamjet nga vendi i ngjarjes së aksidentit në Gramsh

1589803077_aksidentigramsh.jpg

Pamjet nga vendi i ngjarjes, trupi i viktimës

Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti në Gramsh, ndërsa mbi sipërfaqe doli trupi i njërit prej viktimave. Në makinë dyshohet se ishin disa persona.

Ora 13:48
Makina në HEC, konfirmohet një i vdekur nga aksidenti në Gramsh

Konfirmohet një i vdekur nga aksidenti në Gramsh. Trupi i viktimës ka dalë në sipërfaqe. Aksidenti në Gramsh ka ndodhur në fshatin Shushicë. Vendi ku ra makina ka një thellësi ta paktën 40 metra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?