Kronikë

Bie nga çatia teksa punonte, vdes i riu shqiptar në Itali

2 Gusht 2019, 22:35| Përditesimi: 2 Gusht 2019, 22:37

  • Share

EMPOLI- Një 27- vjeçar shqiptar i quajtur Nertil Bushi është ndarë nga jeta tragjikisht në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme teksa Bushi ishte duke punuar si çdo ditë, por rënia nga çatia i kushtoi jetën.

Lartësia e çatisë ishte 10 metra dhe rënia ka qenë fatale për 27-vjeçarin. I riu shqiptar jetonte me xhaxhanë e tij në provincën e Bibbiena, Empoli dhe po punonte pikërisht me të në momentin kur rrëshqiti nga çatia.

Sipas mediave italiane i riu është dërguar me urgjencë në spital po nuk ka mundur të mbijetojë. 27-vjeçari kishte disa ditë që po punonte për rikonstruksionin e çatisë. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se pasi ndodhi ngjarja tragjike, në çati shpërtheu një zjarr, flakët e së cilës u shuan nga zjarrfikësit.

Ndërkohë  karabinierët e Empolit kanë nisur hetimet lidhur me tragjedinë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?