Kronikë

Lushnje/ Gjen vdekjen vëllai i Saimir Taullaut, dyshohet se 58-vjeçari ra nga kati i tretë i vilës! Në 2018-ën iu vu tritol në shtëpi

25 Qershor 2021, 11:32| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 19:05

  • Share

I kishte shpëtuar paq disa sulmeve ndaj tij, por këtë të premte, vdekjen e gjeti duke rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Kjo është historia e 58-vjeçarit Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut, ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte. Në vitin 2019, 58 vjeçarit i është vënë një sasi e vogël lënde plasëse, eksploziv në shtëpinë e tij në lagjen “Loni Dhamo" ku dhe u rrëzua. Në atë kohë në banesë nuk banonte njeri, pasi Taullau ishte larguar jashtë vendit së bashku me familjen e tij.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, rreth orës 10:35 Albert Taullau dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i vilës ku banonte në lagjen “Loni Dhamo” dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por burime nga policia bëjnë me dije se të gjitha pistat për këtë ngjarje të rëndë janë të hapura. Përveç dyshimeve se ngjarja mund të jetë aksidentale, grupi hetimor ka ngritur pikëpyetjen se Taullau mund të jetë vetëhedhur pasi kohët e fundit ka shfaqur shenja depresioni, referuar edhe dëshmive të familjarëve. Kur ngjarja ka ndodhur, në banesë kanë qenë të pranishëm bashkëshortja dhe fëmijët, ndërsa përjashtohet mundësia e një vrasjeje të mundshme, pavarësisht se hetimet vijojnë edhe në këtë drejtim, duke iu referuar edhe ngjarjeve të së kaluarës.

Edhe vëllait të tij Saimir Taullaut, biznesmen, i është bërë atentat në tetor 2018. Fatmirësisht Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut. Në Lushnje familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.

1624614956_4c5137acaca950719969026c847c089dL1.jpg

Saimir Taullau

 

Ora 11:55
Ra nga kati i 3 i vilës, Albert Taullaut iu vu tritol në shtëpi në 2019! 58 vjeçari është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit që iu bë atentat në 2018

Albert Taullau 58-vjeçarit që ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje duke rënë nga kati i 3 i vilës në 2019 i është vënë tritol në shtëpinë e tij. 58-vjeçari është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja të cilit i është bërë atentat në Tetor 2018, dhe që mundi t’i shpëtonte. Fatmirësisht Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut. Ai mori vetëm një plumb ku u dërgua për ndihmë mjekësore, por të nesërmen u arratis nga ambjentet e spitalit. 47-vjeçari njihet si person me precedent të mëparshëm penale. 

Historiku / Atentati në nëntor 2018 ndaj Saimir Taullaut
Saimir Taullau, biznesmenit nga Lushnja, iu bë një atentat mbrëmjen 24 nëntor 2018 në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 47-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.  Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.
Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?