TIRANË- Ajdin Mustafi, 28-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në një nga hotelet me 5 yje në Tiranë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se i riu kishte prej dy ditësh që ishte regjistruar si klient në hotel 'Rogner' i cili ndodhet në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pasi i janë këputur hekurat e ballkonit ku po qendronte dhe ka rënë.
Ai ishte mbështetur në kangjellat e ballkonit, dhe dyshohet se ato janë këputur, pasi mendohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të, ku fillimisht ka mbetur i plagosur. Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Nga hetimi ka rezultuar se bordura e dritares së hotelit ishte me defekt dhe kanë nisur hetimet ndaj administratorit të hotel 'Rogner' dhe përgjegjësit për mosrespektimin e rregullave të sigurimit teknik.
28-vjeçari ishte shqiptar i Kosovës dhe kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra. I riu kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane. Në dhomë mësohet se rrinte i vetëm, pa të dashurën, gruan apo ndonjë shok. Nga gjitha ekzaminimit në dhomë rezulton se s'ka asnjë gjurmë që të kenë qenë dy persona.
Ngjarja është e mbushur me mister pasi shumë informacion, nuk ka mbi këtë ngjarje të rëndë. Duke qenë se bëhet fjalë për një hotel me 5 yje në qendër të Tiranës, si ka mundësi që mbrojtësja metalike të jetë e pafiksuar mirë. Bëhet fjalë për një njeri që nuk dihet asgjë dhe sigurisht që duhet sqaruar deri në fund nëse kemi të bëjmë thjesht me një aksident tragjik, apo ndonjë ngjarje kriminalen.