TIRANË- Një efektiv ka rënë nga larta e një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 15 janar 2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit, teksa efektivi i Rrugores dyshohet se është hedhur nga një pallat 11 katësh në këtë zonë.
Burime bëjnë me dije se fillimisht, Azbi Spahiu ka rënë mbi kabllot e internetit dhe më pas ka përfunduar në tokë.
Efektivi 57-vjeçar është dërguar në Spitalin e Traumës dhe burime bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore. Efektivi po mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha.
“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi Azbi Spahiu, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa 57-vjeçari është Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë.