Kronikë
Top 24

Bie nga parashuta, ndërron jetë mësuesi i Matematikës në Dibër (FOTO+VIDEO)

14 Qershor 2019, 18:41| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 20:23

  • Share

DIBËR - Një 27-vjeçar humbi jetën pasi parashuta me të cilën ai ishte ngritur në fluturim, ka pësuar defekt dhe ka rënë. Ngjarja është shënuar në majën e malit të Zimurit në zonën e Rekës. Mësohet se viktimë mbeti Gëzim Elezi, 27 vjeç. Detaje të tjera pritet të mësohen nga kjo ngjarje e rëndë. 

Sot i riu është hedhur rreth orës 16:00  nga fshati Zimur në një lartësi mbi 1800 metra dhe pasi ka bërë rreth 10 minuta fluturim dyshohet se ka hyrë në një zonë me turbulencë ere e cila i ka ngatërruar velën duke rënë në gjendje të lirë nga një lartësi e konsiderueshme. Ngjarja është parë nga kolegu i tij i cili është nisur i dyti , por edhe pse është dërguar në spital ka humbur jetën.

27-vjecari ishte mësues i lëndës së Matematikës në një shkollë profesionale në Dibër. Fluturimet me parashutë ishin pasion i 27-vjeçarit. Në profilin e tij në Facebook ai postonte shpesh video dhe foto nga hedhjet që hedhjet që bënte. 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?