KUKËS- Uji në Liqenin e Fierzës po pakësohet çdo ditë e më tepër. Thatësia e pazakontë në verilindje dhe prodhimi i energjisë ka çuar drejt kuotave minimale liqenin.
Në sfond, duken rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat nuk janë parë 2017. Kurse rënia drastike ka lënë pas bregun e gërryer. Liqeni duket si një moçalishte.
Gjithashtu në sipërfaqe ka dalë edhe trupi i urës së Kullës së Lumes që dikur lidhte rrugën e vjetër Kukës-Prizren. Niveli i ujit është aktualisht 257m, 17 metër larg thatësirës totale. Kuota maksimale është 296 m. Sipas KESH, prurjet në Kasakdën e Fierzës janë më pak se 80 m3/s, ndërsa punohet me tri turbina, nga 4 që ka hidrocentrali i Fierzës. Por shpresat për një ndryshim të shpejtë të situatës nuk janë aspak optimiste.
Edhe reshjet borës dhe shiut këtë dimër ishin të pakta në Kukës. Ndërkohë ende nuk është shkrirë bora në male, që mund të furnizonte liqenin e Fierzës.