Foto ilustruese

Bie numri i infektimeve me koronavirus në botë, niveli i vdekjeve mbetet i qëndrueshëm

16 Shkurt 2022, 15:12| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 15:15

  • Share

Në raportin javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se gjatë javës së kaluar janë regjistuar 16 milionë raste dhe rreth 75,000 viktima. Numri më i madh i rasteve të reja me Covid është regjistruar në Rusi. Gjithashtu janë dyfishuar rastet në Europën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Gjithashtu sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, numri i rasteve ra me 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm. Numri i vdekjeve u rrit me 38% në Lindjen e Mesme.

Drejtori i OBSH-së në Afrikë, Dr Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po dilte nga faza akute e pandemisë.

Komentet e tij janë në kontrast të plotë me paralajmërimet e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë vazhdimisht se pandemia nuk ka mbaruar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?