Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë numri i lindjeve është ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave nga censi i fundit i kryer në Shqipëri, gjatë dekadës së fundit, numri i foshnjave që kanë ardhur në jetë në qarkun e Lezhës është ulur nga 1782 bebe në 2013, në 1082 foshnje në 2023-shin, pra rreth 18% më pak lindje të reja.
Për mjekun obstetër-gjinekolog Zef Zefaj dy janë arsyet kryesore që ndikojnë në rënien e lindjeve, çiftet që preferojnë të bëhen prindër në moshë të madhe, çka ndikon negativisht edhe në shëndetin riprodhues dhe stili i jetës e vështirësitë ekonomike.
"Ka rënë shumë numri i lindjeve. Po realizuam 800-900 lindje në maternitetin e Lezhës jemi mirë. Ndryshimi i familjeve ka ardhur nga bashkëjetesa familjare, bashkëjetesa e çifteve, një njohje e gjatë mes djalit dhe vajzës që harrojnë se duhet të bëhen prindër. E neglizhojnë pjesën e parë të prindërimit", shprehet mjeku.
Për të gjitha familjet dhe çiftet e reja, mjeku e ka një këshillë.
"Asnjëherë mos ta vonojnë lindjen e fëmijës së parë. Fëmijën e parë ta bëjnë sapo të takohet shoku me shokun, pastaj të mendojnë të bëjnë qejf e jetë. Një fëmijë u duhet, duhet për hir të popullsisë dhe fëmija do sjellë fëmijën e kënaqësia do jetë gjithnjë e madhe", vijon ai.
Edhe në rang vendi, lindjet sipas të dhënave të INSTAT, figurojnë në ulje të ndjeshme. Nga 35.750 lindje në 2013-ën, në 23.617 lindje në vitin 2023.
Spitali Obstetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar me standarde e kushte bashkëkohore ndërsa gjatë 3 viteve të fundit në maternitetin e Lezhës rezulton të kenë lindur 40 fëmijë të familjeve afgane të vendosura në Shëngjin që prej 2021-shit.
Kalkulim është gabim! Nuk janë 18% por 39%!
Përgjigju40 femije Afgane? Me kete rritem do na zvendesojne.
PërgjigjuSikur u tha qe per tre vite presin vizat ahahaha, janë per pak kohe , shqiptaret i ka shit politika qe ne kohen e 1900
PERZIJINI AFGANET,,,,MOS I MBANI NE QYTET,,,MOS E QELBNI QYTETIN....
PërgjigjuKjo ashte demokracija
Përgjigju