Viti i ri shkollor 2025-2026, në Shkodër, pritet të nisë me rreth 200 nxënës më pak krahasuar me një vit më parë. Sipas drejtoreshës së Arsimit, Brisela Kadija, në klasat e para janë regjistruar 100 fëmijë më pak se vitin e kaluar, ndërsa një rënie e ngjashme është shënuar edhe në vitin e parë të shkollave të mesme (klasa e dhjetë).
Megjithatë, regjistrimet vijojnë për fëmijët e familjeve të rikthyera nga emigracioni, thekson ajo.
Pavarësisht rënies së numrit të nxënësve, asnjë shkollë nuk është mbyllur në bashkinë e Shkodrës, përveç disa shkollave vartëse në zonat rurale, ku nxënësit janë bashkuar me shkolla më të mëdha.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër ka përfituar 8 milionë euro investime në arsimin parauniversitar. Nënkryetari i bashkisë, Rudin Beka, deklaroi se punimet janë të standardit të lartë, duke renditur ndër shkollat e rikonstruktuara plotësisht atë 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, ndërsa në proces janë “Kolë Idromeno” dhe së shpejti do të nisë rikonstruksioni i gjimnazit “Ismail Qemali”.
Komente
