Politikë

Investigimi/ Bie pretendimi i PD për "trenin bullgar"! Fletët e votimit në Peqin, thjesht "faksimile" të KQZ për trajnime dhe pa vula

24 Maj, 17:30| Përditesimi: 24 Maj, 21:17

  • Share

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”.

Sali Berisha me të tijët nisi ta artikulojë këtë fenomen gjatë procesit të numërimit të votave, kur konstatoi disa fletë votimi të palosura në formë të ngjashme. Kjo sipas tyre, tregonte se fletët mund të ishin plotësuar jashtë dhe të ishin palosur nga e njëjta dorë, organizatori i trenit bullgar

Kreu i PD-së Berisha tentoi dy ditë më parë, të enjten, të tregojë me figurë trenin bullgar. Për këtë e ndihmoi deputeti i zgjedhur në Elbasan, Bledi Himçi, i cili si agjent hyn në lokalin e kryeplakut të fshatit Pekisht në Peqin, e filmon dhe e denoncon në polici. Arsyeja: 10 fletë votimi të gjetura në një tavolinë.

Pas filmimeve, Himçi doli krah kreut të PD-së, Sali Berisha për të denoncuar edhe publikisht në një konferencë tentativën e trenit bullgar. Por kur u pyet nga gazetarët a kishin apo jo fletët vula, deputeti pranoi edhe me zë atë që dukej qartë, se fletët ishin pa vula.

1748100769_blendihimci.png

Fleta e votimit pa vulë në Peqin

Mungesa e vulës, edhe nëse fletët e votimit janë të plotësuara, e do të përfundonin në ndonjë kuti votimi, i bën ato të pavlefshme, pasi lehtësisht kontestohen nga çdo numërues.

Që këto fletë nuk ishin provë e fenomenit të trenit bullgar, u duk i bindur edhe vetë kryedemokrati Berisha, i cili tha se nuk do të bëjë denoncim në SPAK.

Policia vetë, e cila pas denoncimit të PD shkoi menjëherë në lokalin ku ishin filmuar fletët, deklaroi më pas se ato dyshohet se ishin të falsifikuara. Por një deklaratë e tillë nuk është bindëse për PD-në, e cila këtë të shtunë, sërish përmes deputeti Bledi Himçi, shkoi më tej duke kërkuar ekspertizë ndërkombëtare.

Faksimile me riprodhim të saktë të fletëve të votimit, por pa vulat përkatëse të komisionit zgjedhor, që PD pretendon se janë përdorur për “trenin bullgar”, KQZ ka shpërndarë me dhjetëra. Kjo, si për të trajnuar komisionerët për dallimin mes votës së vlefshme e të pavlefshme por KQZ ka shpërndarë edhe kite në PDF të fletës së votimit për mediat si ky format që ka pasur vazhdimisht në duar edhe gazetarja e Report Tv Esiona Konomi, për t’i treguar qytetarëve format e rregullta të votimit.

1748110213_esionakonomi.jpg

Fleta e votimit në duart e gazetares

Edhe vetë subjektet politike të interesuara, i kanë pasur këto fletë për t’i treguar edhe mbështetësve të tyre se si të fusnin në kuti një fletë të vlefshme votimi. Por fletëvotimi që KQZ porosti jashtë shtetit për tu shpërndarë në qendrat e votimit, ka specifikime të veçanta, elementë sigurie që e bëjnë të dallueshme si në peshë, në ngjyrë, e veçanërisht edhe me vulë.

Fleta origjinale e votimit edhe në pjesën e pasme të saj ka të njëjtën ngjyrë të verdhë si në pjesën ku janë shënuar partitë dhe kandidatët, ndërkohë që fletët e gjetura në Peqin, siç qartazi duket në pamjet e shpërndarë nga PD, në pjesën e pasme janë të bardha, gjë e cila lë të kuptohet fare lehtë se janë një faksimile.

1748111588_fletevotimi.jpg

Fleta e bardhe nga pas qe denoncon PD ne Peqin, dhe fleta origjinale e KQZ ne qender votimi, e verdhe e zbehte edhe nga pas

Ora 20:39
SKEDA/ Çfarë është treni bullgar dhe përse në rastin e denoncimit të PD-së nuk gjen vend 

“Treni bullgar” nënkupton një teknikë klasike të mashtrimit zgjedhor. Mjafton që vetëm një fletë votimi origjinale dhe me vulën e KQZ, e paplotësuar, të dalë në mënyrë të paligjshme, jashtë qendrës së votimit. Sapo ajo del jashtë qendrës, plotësohet nga subjektet e interesuara për një kandidat a parti të caktuar.

Fleta i jepet një votuesi me të cilin është rënë dakord paraprakisht për këtë skemë të paligjshme. Ai hedh në kuti fletën e paraplotësuar, ndërsa fletën që i jep komisioni zgjedhor, e fsheh dhe nxjerr sërish jashtë qendrës së votimit duke e dorëzuar te organizatori. Këtu rifillon cikli.  

Organizatori plotëson fletën e re të marrë dhe ia jep votuesit tjetër, e kështu me radhë duke krijuar në këtë mënyrë “trenin”.

Kjo shprehje vjen nga praktika të shënuara në disa vende të Europës Lindore, përfshirë Bullgarinë në periudha të caktuara historike, prandaj ka mbetur me emrin “treni bullgar”.

Deri tani PD nuk ka provuar asnjë rast të ngjashëm me “trenin bullgar”, dhe kjo jo vetëm sepse rasti i denoncuar në Peqin nuk përfshinte fletën origjinale të votimit, por edhe sepse fletët e përdorura më 11 maj ishin me përmasa një metër të gjatë, pra është e pamundur të fshihen në xhep pa u zbuluar nga komisionerët e opozitës

SKEMA E "TRENIT BULLGAR"
Fillimi i manipulimit
Dikush arrin të sigurojë (në mënyrë të paligjshme) një fletë votimi origjinale, të pa përdorur, nga një qendër votimi.
Plotësimi i fletës jashtë qendrës
Fleta e votimit plotësohet jashtë (për shembull me votë për një kandidat të caktuar).
Hyn votuesi i parë i blerë
Ky votues merr fletën e paraplotësuar dhe e fut në kuti, pa plotësuar fletën që i jep komisioni zgjedhor.
Votuesi e fsheh fletën e pastër
Në vend që ta plotësojë, ai e fsheh fletën e papërdorur që mori nga komisioni dhe e nxjerr jashtë, duke e dorëzuar te organizatori.
Rifillon cikli
Organizatori plotëson fletën e re të marrë dhe ia jep votuesit tjetër të blerë. Ky futet në qendër votimi, fut në kuti fletën e plotësuar dhe nxjerr një tjetër të pastër.
SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arberi: 24/05/2025 21:01

    Une nuk po e kuptoj SPAK-un.Edhe nje budalla e din se kush i shpiku vjedhjet e vota , menyrat e vjedhjeve.Te gjithe e dine se kush e shkatrroj Shqiperine dhe kush po vazhdon ta shkatrroje pa meshire.Ai KRYESORI,e ka emrin Sali Berisha.Ky njeri duhet hetuar e denuar pa meshiren me te vogel.SPAK-U ,nuk duhet te kete frike.Pa u denu ai dhe te tjeret si ai,nuk ka demokraci ne Shqiperi.Populli syte i ka tek SPAKU,e vetmja shprese.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 24/05/2025 18:55

    Kete marifet e ka shpikur pd -ja ashtu si shpiken babalen , O spak ku je perse hesht perse e lini kete kriminel qe I nxiu faqen Shqiperise , keni kaq vjet qe vini verdalle me gjyqet .A jeni per te bere drejtesi apo po mbroni kriminelet qe shkateruan dhe po e nxijne Shqiperine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?