Ekonomi

Bie prodhimi/ Fermerët e Fierit: Gruri shitet 30 lek/kg, s’kemi leverdi! Farërat e pesticidet janë të skaduara

24 Qershor, 16:02| Përditesimi: 24 Qershor, 16:14

  • Share

Sezoni i korrjes së grurit në zonën bujqësore Topojë-Seman të Fierit ka nisur por fermerët kanë pak shpresë se mund të marrin fitime.

Aktualisht çmimi i grurit në treg është tepër i ulët – vetëm 30 lekë për kilogram – një vlerë që nuk mbulon as kostot bazë të prodhimit.

Nga fara, pesticidet, punimet e tokës si plugimi dhe frezimi, e deri tek korrja, shpenzimet janë gjithnjë e më të larta. Përballë kësaj situate, shumë fermerë kanë zgjedhur të japin tokat me qira, por dhe vetë qiramarrësit po tërhiqen, duke mos parë më asnjë përfitim ekonomik.

Çmimi i ulët, mungesa e subvencioneve efektive dhe konkurrenca e padrejtë nga importi na kanë çuar në një pikë pa kthim.

“Vitin tjetër do të heq dorë nga kultivimi i grurit”, thotë nje nder fermerët më të medhenj të zonës, Mili Sako.

Fermerët theksojnë se kjo është një kohë kur shteti duhet të ndalë së mbylluri sytë përballë situatës kritike që po kalon bujqësia. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme përmes politikave mbështetëse dhe subvencioneve që mund të ndihmojnë në shpëtimin e një sektori jetik për ekonominë lokale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në të gjithë qarkun e Fierit, sipërfaqja e mbjellë me grurë është reduktuar ndjeshëm nga rreth 15 mijë hektarë në vitin 2023, në vetëm 11 mijë hektarë në vitin 2024.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?