Foto ilustruese

Bie prodhimi, KESH blen 9.8 mln euro energji elektrike

24 Qershor, 17:20| Përditesimi: 24 Qershor, 17:24

  • Share

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve ka detyruar KESH të blejë energji nga jashtë. Në tre gara të hapura gjatë këtij muaj vendi ka blerë nga jashtë mbi 95 mijë megavat energji elektrike me vlerë 9.8 milionë euro.

Vlera më e ulët me të cilën është blerë energjia në këtë periudhë është 76 euro, dhe më e larta ishte në tenderin e fundit ku një megavat kushtoi deri 117 euro.

Këto janë tenderat e parë të hapur këtë vit për blerje energjie, pasi deri më tani furnizimi me energji është mbuluar nga prodhimi i hidrocentraleve në vend.

Këtë të hënë çmimi i energjisë në bursë është 107 euro, ndërsa ditën e nesërme do të dyfishohet pasi një megavat do të kushtojë 224 euro.

 

IMPORTET E ENERGJISË
TENDERI PËR PERIUDHËN 13-16 QERSHOR 2024
Ankandi 1   14.400MWH*86.59€/MWH=1,246,896 EURO
Ankandi 2   8.304MWH*76 €/MWH=631,104 EURO
 
TENDERI PËR PERIUDHËN 21-23 QERSHOR 2024
Ankandi 1   12.240 MWH *92.40€/MWH=1,130,976 EURO
Ankandi 2    6.588 MWH *83.17 €/MWH = 547,923 EURO
 
TENDERI PËR PERIUDHËN 24-30 QERSHOR 2024
 Ankandi 1   46.200 MWH*117.91 €/MWH=5,447,442 EURO
Ankandi 2    8190 MWH *109.28€/MWH= 895,003 EURO

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?