Bota

Bie qeveria e Spanjës, kryeministri Rajoy humb votëbesimin në parlament

1 Qershor 2018, 12:11| Përditesimi: 1 Qershor 2018, 16:58

  • Share

Mariano Rajoy kryeministri spanjoll ka humbur votëbesimin në Parlament duke humbur kështu dhe qeverinë. Ai do të zëvendësohet nga rivali socialist Pedro Sanchez, i cili ka premtuar zgjedhje të reja në vjeshtë të këtij viti.

Kryeministri i qendrës së djathtë, i Partisë Popullore konservatore ka qenë në këtë detyrë që prej 2011, u largua pas një seri skandalesh korrupsioni që përfshiu qeverinë e tij dhe solli dorëheqje të ministrave.

Rajoy është kryeministri i parë në historinë moderne spanjolle u mposht në një mocion mosbesimi.

Grupi i qendrës së majtë, PSOE i Sanchez u mbështet nga grupi Podemos, një një sërë partish të vogla rajonale në mocionin e mosbesimit që rrëzoi dhe qeverinë e Rajoy.

Gjatë ditës së dytë të debatit të premten, Rajoy pranoi përballjen me disfatën dhe u tha deputetëve se "është një nder për të lënë një Spanjë më të mirë se sa kam gjetur".

Sipas sistemit spanjoll, votimi i mosbesimit gjithashtu duhet të propozojë një kryeministër të ri për të zëvendësuar atë që largohet, dhe tashmë frenat e qeverisë do i ketë në dorë Sanchez.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?