Marine Le Pen, e intervistuar nga Tf1 disa minuta pas njoftimit për miratimin e mocionit të mosbesimit që rrëzoi qeverinë e Michel Barnier, e justifikoi votën e saj me “zgjedhjen për të mbrojtur francezët”.
Sipas sajtit të Le Figaro, liderja historike e partisë ekstreme të djathtë Rn, shtoi se “nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kësaj”.
“Michel Barnier nuk ka dëgjuar opozitën kur ka ndërtuar ligjin e tij të buxhetit”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Francë/ Bie qeveria! Michel Barnier nuk i 'mbijetoi' mocionit të mosbesimit në Asamble, 331 deputetë votuan pro! Ja emrat e përfolur për kryeministër
K.M/ReportTv.al