Bota

Bie qeveria në Holandë, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni! Shkak polemikat për emigracionin

3 Qershor, 14:58| Përditesimi: 3 Qershor, 18:04

  • Share

Holandë- Lideri holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, e tërhoqi partinë e tij nga qeveria, duke rrëzuar koalicionin pas më pak se një viti në pushtet. Ky veprim i cili u nxit nga një mosmarrëveshje për imigracionin tani ka të ngjarë ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Dick Schoof u kishte bërë një apel të minutës së fundit udhëheqësve të partive të koalicionit të martën në mëngjes, përpara një takimi që zgjati vetëm një minutë para se Wilders të largohej, duke i dhënë fund koalicionit. Wilders kishte kërkuar 10 masa shtesë për azilin, duke përfshirë ngrirjen e kërkesave për azil, ndalimin e ndërtimit të qendrave të pritjes dhe kufizimin e ribashkimit familjar.

"Asnjë firmë për planet tona të azilit. Partia Për Lirinë largohet nga koalicioni”, tha Wilders në X, duke iu referuar forcës së tij.

.Schoof konfirmoi se do t'i paraqesë menjëherë dorëheqjen e të gjithë ministrave të partisë së tij Mbretit Willem-Alexander.

Vendimi shkaktoi tronditje dhe zemërim midis udhëheqësve politikë, shumë prej të cilëve theksuan se disa nga kërkesat e Wilders janë të ngjashme me politikat që janë tashmë në marrëveshjen e koalicionit dhe se ata nuk do të pengonin PVV-në për t'i zbatuar ato. Shumë nga propozimet shtesë të paraqitura nga Wilders ishin hedhur poshtë për shkak të shqetësimeve ligjore. Koalicioni qeverisës I paqëndrueshëm që thyhet tani nga Ëilders lindi në korrik 2024 pas muajsh debatesh politike pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Partia Për Lirinë një forcë anti-imigracion dhe e ekstremit të djathtë e Geert Wilders ishte partia më e madhe në të. Anëtarët e tjerë të koalicionit  të cilët janë ende teknikisht në të, tha se masa ishte "shumë e papërgjegjshme", dhe se nuk kishte të bënte fare me azilin.

Ministrat do të mblidhen këtë pasdite për një takim urgjent dhe pritet që kryeministri Schoof t'ia ofrojë dorëheqjen e kabinetit mbretit Ëillem-Alexander para fundit të ditës. Media holandeze raporton se zgjedhjet e reja mund të mbahen në vjeshtë.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?