Vdes e moshuara nga Tirana! Shkon në 23 numri i viktimave me COVID! Bie kurba e të infektuarve, 9 në 24 orët e fundit!

9 Prill 2020, 11:01| Përditesimi: 9 Prill 2020, 21:52

  • Share

TIRANË-Shënohet viktima e 23-të nga koronavirusi në Shqipëri. Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19. Viktima është një 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., e cila ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. 72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë që kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, edhe pse është kryer një numër i lartë testimesh prej 234. 6 nga rastet e reja janë në kryeqytet dhe tre të tjerat në Elbasan. Kur janë bërë fiks një muaj që nga konfirmimi i rastit të parë, ose pacienti 'zero' që njihet në gjuhën mjekësore janë kryer gjithsej 3223, nga të cilat janë konfirmuar pozitiv 409 persona. Nga këta, 57 janë të hospitalizuar, ose të shtruar në dy spitale COVID-19 që janë në Shqipëri, që kanë një kapacitet prej 310 shtretësh, duke shmangur fatkeqësisht një panoramë të ngjashme me atë të vendeve të tjera ku ka një mbipopullim të spitaleve.

Më konkretisht, te Spitali Infektiv i cili ka një kapacitet prej 12 shtretësh janë të shtruar 52 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive. Ndërkohë 6 të tjerë janë të shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi", i planifikuar për rastet më të rënda janë të shtruar në shërbimin infektiv, me një kapacitet prej 190 shtretësh. 5 janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Lajmi i mirë, përveç 11 të shëruarve është se ka pasur një frenim të përhapjes së koronavirusit në qytetet e tjera të Shqipërisë, si në Shkodër, Fier, Durrës apo Korçë që në fazat e para të këtij virusi ka pasur një përhapje me ritme të shpejta. Më të prekurit nga ky virus kanë rezultuar meshkuj, me 53% të raste.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë           196 raste
Durrës           38 raste
Lushnje         5 raste
Elbasan         15 raste
Fier                32 raste
Kavajë           8 raste
Rrogozhinë    4 raste
Korçë             17 raste
Vlorë              5 raste
Shkodër         45 raste
Lezhë            14 raste
Berat              2 rast
Has                12 raste
Krujë             5 raste
Tropojë          4 raste
Pukë               4 raste
Mirditë           3 raste

Ora 18:19
Shkon në 23 numri i viktimave me koronavirus në Shqipëri

Shënohet viktima e 23-të nga koronavirusi në Shqipëri. Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima është një 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., e cila ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ora 13:53
Pas 7 ditësh te Infektivi, lë spitalin 52-vjeçari nga Dobraçi! Do karantinohet i distancuar nga 9 familjarët e tjerë që janë prekur me COVID-19

Pas 7 ditësh i shtruar tek Infektivi, lë spitalin 52-vjeçari nga Dobraçi i Shkodrës, njëra nga dy rrethet familjet të parat që rezultuan të infektuar me COVID-19 në këtë qytet. Përgjigjja e tamponit të bërë ka rezultuar negative, ndërsa ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar, që ishte shtruar në spital. Gjendja e 9 familjarëve të tjerë, mes tyre edhe babi 82-vjeçar, paraqitet e mirë dhe janë të gjithë të vetëkarantinuar në shtëpi. 52-vjeçari do të vetëkarantinohet nga pjesa tjetër e anëtarëvet të familjes pas 14 ditësh. 

Ora 12:32
Shkon në 28 numri i bluzave të bardha të shëruar nga COVID-19/ Fiton betejën me koronavirusin dhe një infermiere në Tiranë

Shkon një 28 numri i personelit të bluzave të bardha që fiton betejën me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.  

"Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me COVID-19 është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1infermiere në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP. Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19", shkruan Manastirliu. 

Ora 11:21
Shërohen nga koronavirusi tre rastet e para në Lezhë, mes tyre edhe dy bluza të bardha

Tre pacient të prekur nga koronavirusi në Lezhë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje. Lajmi konfirmohet nga Spitali Rajonal i Lezhës, ku mes të shëruarve janë dhe 2 bluza të bardha, një infermiere dhe një punonjese e shërbimit mjedisor të spitalit, të cilët ishin infektuar 2 javë më parë pas kontaktit që kishin patur me një paciente të diagnostikuar me Covid-19. Nga testimet e bëra ditët e fundit të tre pacientet kanë rezultuar negativ, ndërsa bëhet e ditur se dhe personat e tjerë të prekur nga koronavirusi ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë prej 4 ditësh në Lezhë nuk janë konfirmuar raste të reja me Covid-19, pasi të gjitha testimet që ju janë bërë përsonave të dyshuar kanë rezultuar negativ. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, Spitali Rajonal Lezhë bën thirrje që të vazhdohet respektimi me përpikmëri i rekomandimeve mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

Ora 10:55
Nënë e bijë fitojnë betejën me koronavirusin

Vajza që pranoi e para publikisht se ishte infektuar me COVID-19 e ka fituar betejën e saj me sëmundjen. 

Ajo thotë se ka rezultuar negative në testet që i janë kryer, ndërsa momentalisht po pret të kalojë 14 ditëshi që duhet sërish të qëndrojë e karantinuar në shtëpi.

Më 28 mars u shërua nga COVID-19, edhe nëna e saj, e cila ndryshe nga vajza, u desh që të shtrohej në spitalin Infektiv.

Në video-mesazhin publik më 21 mars ajo thoshte se do duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi nuk ishte në gjendje të rëndë me simptoma klinike të COVID-19, përveç kollës së thatë, ndërsa shprehej se ishte nën merakun e vazhdueshëm për familjen e saj në spital. Vazja shprehej se nuk e dinte nga janë infektuar me koronavirus, pasi nuk kanë pasur historik udhëtimi me Italinë dhe as kontakte me persona të ndryshëm, ndaj thirrja e saj shkonte për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.

Ora 00:39
11 të tjerë të rikuperuar shkon në 165 numri i të shëruarve

Ka shkuar në 165 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 11 persona të tjerë kanë rezultuar negativ pas testeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka dhënë lajmin pozitiv, ndërsa shprehet “Lajm i mirë, 11 të shëruar sot”.

Kujtojmë se, 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar gjatë ditës së sotme, duke çuar në 27 numri i personelit shëndetësor që fitoi betejën me COVID-19. Kjo çon në rreth 41.25% numrin e rasteve të rikuperuara pas infektimit me koronavirus në vendin tonë. Ndërkaq, 17 raste të reja të të infektuarve janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në Shqipëri në 400.

58 nga të infektuarit janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri. Specifikisht 52 të shtruar (5 prej në terapi intensive) tek spitali infektiv dhe 6 pacientë tek "Shefqet Ndroqi" .

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
 - Tiranë           190 raste
- Durrës           38 raste
- Lushnje         5 raste
- Elbasan         12 raste
- Fier                32 raste
- Kavajë           8 raste
- Rrogozhinë    4 raste
- Korçë             17 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër         45 raste
- Lezhë            14 raste
- Berat              2 rast
- Has                12 raste
- Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
- Pukë               4 raste
- Mirditë           3 raste

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?