Foto ilustruese

Rikthehet funksioni i WhatsApp! Për më shumë se 2 orë, përdoruesit nuk mund të dërgonin dhe merrnin mesazhe! Problemet që prej pasdites së djeshme

25 Tetor 2022, 09:36| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 11:51

  • Share

Pas 2 orëve jashtë shërbimit, funksioni i WhatsApp i rikthehet normalitetit. Përdoruesit raportuan që prej orës 9:00 të ditës së sotme se nuk mund të merrnin dhe as të dërgonin mesazhe.

Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp është jashtë funksionit, pasi shërbimi zakonisht rikthehet brenda vetëm pak orësh.

Kujtojmë se një vit më parë, po në muajin tetor, shërbimet kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp patën një ndërprerje masive, duke ndikuar potencialisht në dhjetëra miliona përdorues. U deshën më shumë se 6 orë që platformat sociale të rikthehen, duke iu shkaktuar një humbje ekonomike me rreth 7 miliardë dollarësh.

Ora 11:20
Për më shumë se 2 orë në 'blackout', WhatsApp i rikthehet normalitetit

Pas më shumë se 2 orëve është rikthyer funksioni i WhatsApp.  Përdoruesit raportuan që prej orës 9:00 se nuk mund të merrnin dhe as të dërgonin mesazhe, por tashmë duket se ofrimi i shërbimeve të aplikacionit i është kthyer normalitetit.

Ora 11:00
Problemet me WhatsApp, ja çfarë thotë kompania ‘Meta’


Më shumë se dy orë, aplikacioni “WhatssApp” ka shfaqur probleme. Ende shumë përdorues thonë se nuk mund të dërgojnë dhe marrin mesazhe.

Një zëdhënës i kompanisë “Meta” tha:

" Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rikthyer WhatsApp sa më shpejt të jetë e mundur.”

Sipas Downdetector, një platformë që gjurmon faqet e internetit, ka pasur rreth 30.000 raportime nga përdoruesit në lidhje me funksionimin e aplikacionit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?