Foto ilustruese

Bie zjarr në një shtëpi në Tiranë, ka vetëm dëme materiale

17 Dhjetor 2020, 22:56| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 23:00

  • Share

Një shtëpi ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristaq Mane”, dhe zjarri i rënë në shtëpinë e shtetasit R.P., ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?