TIRANË - Vrasja e Jurgen Kurtit ose siç njihej ndryshe në Tiranë si “Menaxheri i Vip-ave”, ka vetëm një autor, pasi prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë akuzën e vrasjes për dy personat e arrestuar në 26 mars 2020, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. Akuzat penale janë pushuar edhe për personin e shpallur në kërkim, Klodian Bane ose “Buxhaku”, i cili konsiderohej nga policia e Tiranës, si personi kryesor që dyshohej se kishte qëlluar mbi Jurgen Kurtin, sapo ky i fundit ka dalë nga palestra dhe është drejtuar në hyrje të pallatit.
Pushimi i akuzës për Klodian Banen, detyrimisht ka sjellë dhe revokimin nga ana e prokurorisë të masës së sigurisë “arrest në burg” të vënë në mungesë. Ky i fundit përgjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar në arrati, duke mos u dorëzuar në polici.
Ndërkohë disa muaj më parë, në shtator 2019 gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë Olsi Qalliaj dhe mandej Alesio Berberin, duke zbutur masën e sigurisë për shkak të mungesës së provave. Mësohet se tashmë në gjykatë si i pandehur ka përfunduar vetëm Elsi Levendi për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes me paramendim”, pasi gjatë arrestimit të tij policia i ka sekuestruar një pistoletë TT pa leje.
Jurgen Kurti, u ekzekutua me disa plumba shumë pranë banesës së tij që ndodhet në afërsi të postës nr. 8 në Tiranë. Shkak për vrasjen besohet se janë bërë konfliktet për shpërndarjen e drogës në Tiranë.
Patosi ka shume kilera te ketille qe bredhin lirshem keshtu qe edhe ky trafikanti nuk ben perjashtim. Ku vajten pamjet filmike te makinave? Po momenti kur u ndruan targat? Po deshmia e Qalliajt qe makinen ja kishte pare Buxhakut? Po sms qe ju gjeten dhe qe tregonin se viltima ishte ne vezhgim? Po 30 mije eurot e kapura? Ja pra kjo eshte mungesa e provave ose me mire Zhdukja e provave. Kush eshte ai prokuror bir k***ve qe ka marre parate e droges dhe le rrugeve 4 vrases fshatare te ketille? Njerezit qe njohim Buxhakun shprehen se vrau per nje borxh droge dhe se e fyeu ne mes te tyre. Prokuroria eshte pale me krimin.
PërgjigjuKjo esht drejyesia e re qe na mburret amnasadorja Amerikane ahahaga dil ne tv ambasadore dil se je ber gaz i botes
Përgjigju