Foto ilustruese

Bota

'Blackout' total në faqet online, 'bien' prestigjiozet botërore BBC, CNN dhe shumë media ndërkombëtare! 'Rrëzohet' edhe qeveria britanike dhe Amazon

8 Qershor 2021, 12:23| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 13:36

  • Share

Agjencitë Ndërkombëtare më të mëdha të lajmeve në botë BBC, CNN dhe Euronews, The Guardian dhe New York Times dhe Financial Times kanë rënë.

Por edhe El Mundo, Financial Times, The Verge, Le Monde dhe në Itali, Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport. 

Duke e bërë të pamundur për lexuesit që të informohen nga sitet e e tyre. Në faqet e tyre, ata shprehen se do të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur.

Por ëebsitet e lajmeve nuk janë të vetmet që kanë pësuar blackout, por edhe një numër faqesh në internet aktualisht nuk punojnë, duke përfshirë Amazon, Reddit dhe Twitch.

Uebfaqja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gov.uk  është gjithashtu e bllokuar dhe mediat ndërkombëtare raportojnë se edhe faqja e Shtëpisë së Bardëh ishte e bllokuar për disa minuta.

Uebfaqet e prekura shfaqën mesazhin: "Gabim 503 shërbimi nuk disponohet".

Raportet e hershme sugjeruan se problemi mund të kishte lidhje me Fastly, një ofrues i informatikës së re, i cili mbështet shumë faqe të mëdha në internet dhe më vonë Fastly deklaroi se po shikonte problemet me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes (CDN). Ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, edhe pse besohet se shkaku është zbuluara edne shumë faqe vazhdojnë të mos funksionojnë.

 

Lajm në përditësim

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?