Kronikë

Bien gurë në aksin Librazhd-Elbasan tek “Kthesa e Murrashit”, ARRSH: U pastruan menjëherë

10 Dhjetor 2019, 10:32| Përditesimi: 10 Dhjetor 2019, 10:36

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh përgjatë segmentit rrugor Librazhd-Elbasan, tek vendi i quajtur "Kthesa e Murrashit".

ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes kanë bërë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu në juglindje të vendit. Përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash) ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës. Kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.”- njofton ARRSH.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?