Foto ilustruese

Bien infektimet në Greqi, 10,783 të infektuar dhe 95 viktima në 24 orët e fundit

16 Janar 2022, 16:50| Përditesimi: 16 Janar 2022, 16:51

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm. Mësohet se 10,783 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Fatkeqësisht 95 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë në Greqi, janë konfirmuar 1.6 milionë të infektuar, prej të cilëve 49,8 për qind meshkuj.

Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, 55 janë regjistruar në pikat hyrëse të vendit.

Ndërsa në 7 ditët e fundit, 506 raste kanë lidhje me udhëtimet jashtë vendit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?